Gjendja me Kovid-19 në botë deri në orën 10
Sipas të dhënave më të reja në botë deri më tani janë regjistruar 157.203 njerëz të infektuar me koronavirusin e ri. prej tyre 5.839 e kanë humbur jetën, ndërsa 75.940 janë shëruar.
Austri – Numri i të infektuarve me koronavirusine ri në Austri është rritur për më shumë se 100 prej dje në mesdite. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i tanishëm është 758. Dje ka pasur 655 të infektuar deri në orën 15:00, ndërsa ajo shifër gjatë natës është rritur për më shumë se 100.
Guineja Ekuatoriale – Rasti i parë i të infektuarit me Kovid-19. Bëhet fjalë për një grua 42 vjeçare para një jave që është kthyer nga Madridi.
Australi – Nga mesnata është vendosur vetëizolim prej 14 ditëve për të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë të cilët vijnë në atë shtet. ndalohet udhëtimi me kroçere në 30 ditët e ardhshme.
Kroaci – Disa shtetas nga 73 vende të cilët prej dje në orën 20.00 kanë hyrë në Kroaci duhet 14 ditë të jenë në izolim nëse nuk kanë ndërmend të udhëtojnë në shtet tjetër. Shtatë raste të reja janë regjistruar në shtet, kumtoi sot në mëngjes ministri i Shëndetësisë. Të gjithë janë memsimptoma të lehta. Deri më tani janë konfirmuar 46 raste të të infektuarve me Kovid-19.
Serbi – Deri më tani janë regjistruar 46 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri. Gjysma janë në izolim shtëpiak. Presidenti sot vendos nëse do të vendos përdorim të ushtrisë në qëllime civile.
Spanjë – Është kufizuar lëvizja e njerëzve. Mund vetëm në punë ose deri në dyqan për prodhime ushqimore ise farmaci. zgjedhjet janë shtyrë.
Argjentinë – Autoritetet ndaluan hyrje në shtet për të huajt nga shtetet më të prekura. Ndalesa është në fuqi në 30 ditët e ardhshme. Atje janë evidentuar 45 të infektuar.
Koreja Jugore – Për herë të parë pas tre javëve numri i të rinj të infektuarve është nën 100. Dje janë evidentuar 76, gjithsej 8.162. Numri i viktimave është 75. Dy qytete janë shpallur për zona të veçanta të prekura nga epidemia.
Lituani – Tërë shteti është në karantin në dy javët e ardhshme.
Estoni – janë mbyllur kufijtë për të huajt.
SHBA – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp nuk është pozitiv i koronavirusit kumtoi mjeku i tij personal.
Vatikan – Të gjitha shërbimet për Pashkët të Papa Françeskut muajin e ardhshëm do të jenë pa prani të besimtarëve. Vendimi është pa precent në kohën moderne, njoftuan mediumet perëndimore.

