Mediat serbe: Njësia Speciale ka shtuar patrullimet në zonat e banuara me serbë

Mediat serbe raportojnë se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës gjatë ditëve të fundit ka shtuar patrullimet në jug të Mitrovicës në zonat ku banon komunitetit serb.
Serbët që jetojnë në Hoçë të Madhe dhe Rahovec i kanë thënë Radio Televizionit të Serbisë se patrullat policore janë të pranishme në zonat e tyre në mbrëmje, dhe se ata janë të shqetësuar në lidhje me këtë, duke pasur parasysh se nuk janë mësuar me aq shumë prani të policisë në këto zona, transmeton Klan Kosova.