“Shqiptarët e pranuan se nuk e lejojnë formimin e Asociacionit”

Shqiptarët në raundin e fundit të dialogut, kategorikisht kanë refuzuar dhe e kanë bërë të qartë se çdo gjë që është e dobishme për serbët, sidomos Asociacioni i komunave serbe nuk do të zbatohet.
Kështu ka thënë në një konferencë për shtyp udhëheqësi i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel.
“Raundi i fundit i bisedimeve në Bruksel ka dështuar, por neve nuk na vjen keq. Këtë edhe e kemi pritur, për shkak se dy paketa të marrëveshjeve të Brukselit nuk i kanë sjellë serbëve asgjë të mirë, vetëm shqiptarëve”, tha mes tjerash ai, shkruan Kuriri serb, përcjellë Klan Kosova
Sipas liderit të radikalëve serb, pala shqiptare mbrëmë në dialogun në Bruksel kategorikisht hodhi poshtë gjithçka, sidomos Bashkësinë e Komunave Serbe dhe deklaroi se pavarësia është opsioni i vetëm për ta.
Sheshel ka paralajmëruar gjithashtu se shqiptarët janë duke u përgatitur për një sulm të armatosur në veri të Kosovës, dhe se ky informacion është marrë nga burime të besueshme nga Kosova dhe se komuniteti ndërkombëtar është i vetëdijshëm për këtë gjë, transmeton Klan Kosova.