Koronavirusi, Rama prezanton planin ekonomik me 7 pika

541
fresco

Kryeministri Rama ka bërë publik këtë të enjte planin ekonomik për t’i bërë ballë pasojave të mëdha që ka sjellë përhapja e koronavirusit në Shqipëri.

Kryeministri u shpreh se plani ndahet në 7 pika dhe fillimisht ndihma do t’i shkojë personave në nevojë. Rama tha se 25 miliardë lekë (mbi 20 mln dollarë) do të shkojnë direkt për blerjen e pajimeve dhe mbështetjen e nevojave të mjekëve, të cilët ndodhen në reshtin e parë të ‘luftës’. Në lidhje me pagat e punonjësve, Rama tha se do të jepet një fond prej 10 miliardë lekësh (rreth 100 mln dollarë) për kompanitë që kanë vështirësi në dhënien e pagave të punonjësve. Për biznesin e vogël dhe shtresat në nevojë, Rama tha se do të jepen 6.5 miliardë lekë (rreth 65 mln dollarë).

Rama: Plani ynë për adresimin e  nevojave për financim, të atyre që janë prekur drejtpërdrejtë në pagën e përmuajshme ka këto 7 pika:

1. Së pari 2.5 mld lekë për Ministrinë e Shëndetësisë për luftën në vijën e zjarrit për pajisje dhe mbështetje për personelin mjekësor

2. 10 mld lekë për kompanitë që kanë vështirësi për paguar pagat e punonjësve.

3. 6.5 mld lekë për nevojat më imediate për shtresat në nevojë, biznesin e vogël e papunësinë e mundshme

4. 2 mld lekë për mbrojtjen për operacionet humanitare

5. 1 mld lekë për qeverinë për cdo urgjencë

6. Do të fshijmë përgjithmonë kamatëvonesat për energjinë me efekt 15 mld lekë do të përfitojnë 211.024 abonentë

7. Do të riskedulojmë tatim- fitimin për të gjithë biznesin nga 2-14 mln lekë.

Kryeministri foli në lidhje me përpilimin e të paktën 3 planeve nga ana e qeverisë, duke deklaruar se plani A po bëhet publik këtë të enjte.

Rama: Jo unë, por askush në botë, nuk e dimë se deri kur vazhdon kjo luftë prandaj edhe plani ynë do të jetë, A me një rezervë B dhe një C dhe nëse armiku nuk do të largohet për 6 muaj do të vijmë te një plan D, Zoti e di se cfarë forme ka një plan D. Askush nuk e ka një plan të shkruar. Të gjithë besojnë se kjo cudi do të zgjasë 3 muaj. Me të dalë ku të dalë nuk dalim nga shtëpia nesër dhe të biem në një gropë të hapur që të mos dalim as për tre vjet. Plani që do të zbatojmë nuk është ecje qorrazi. Plani unë është nga poshtë lart me kategori dhe shtresat, për më të dobëtit”.

Comments