Tahiri i AAK-së: Emërimet e fundit në borde zbuluan mashtrimin e Vetëvendosjes

499

Anëtari i AAK’së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas punësimeve politike të bëra nga Lëvizja Vetëvendosje nëpër borde të ndërmarrjeve publike.

Sipas Tahirit emërimet e fundit nëpër borde zbulojnë edhe mashtrimin e Lëvizjes Vetëvendosje, meqë më herët kishin thënë se do të qeverisn me parime, meritokraci dhe llogaridhënie, raporton GazetaExpress.

“Thirrja në parime të qeverisjes së mirë, meritokraci dhe llogaridhënie ishte vetëm MASHTRIM që u dëshmua me emërimet e fundit nëpër borde”, ka shkruar Tahiri.

Emërimet politike në tri borde i ka pranuar hapur edhe ministrja Rozeta Hajdari. Ajo në arsyetimin e saj ka thënë se këta persona janë anëtarësuar sëfundi në Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk janë militantë.

Bëhet fjalë për bordet e Postës së Kosovës, Hekurudhat e Kosovës – Infrakos dhe KRU “Prishtina”.

Comments