LSDM-ja padit kryeministrin Emill Dimitriev (VIDEO)

LSDM-ja ngriti padi penale ndaj kryeministrit Emil Dimitriev, ministrit të jashtëm Nikolla Popovski, ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov dhe ministres së kulturës Elizabeta Kançevska Mileska, të cilët janë zgjedhur deputetë por nuk janë tërhequr nga postet ministrore. Sipas paditësit, kjo është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.
“LSDM-ja ngrenë padi penale ndaj Emil Dimitrievit, Nikolla Popovskit, Nikolla Todorov dhe Elizabeta Kançevska Mileska për shkak të shkeljes së Kodit Zgjedhor. Në Kodin Zgjedhor thuhet qartë se funksioni i deputetit është në kundërshtim me funksionin e ministrit dhe që nga dita e verifikimit të mandatit të deputetit, funksioni i ministrit pushon. Në këtë rast, ministritë nuk mbeten pa udhëheqës sepse detyrën e tyre e kryen zv/ministri. Anëtarët e lartpërmendur të VMRO-DPMNE-së, me paramendim dhe në vazhdimësi që nga dita e verifikimit të mandatit të deputetëve paralelisht e kryejnë edhe detyrën e ministrit”, tha Petre Shilegov, LSDM.