Viktima e parë nga koronavirusi në Malishevë u varros mbrëmë para mesnatës
Mbrëmë është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në Malishevë. Bëhet fjalë për një grua 66-vjeçare nga kjo komunë.
Ajo është varrosur mbrëmë vonë para mesnatës. Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar kryetari i komunës së Malishevës Ragip Begaj.
“Po, është varrosur mbrëmë në ora 22:00″. Begaj tha se në Malishevë janë 66 raste në 10 fshatra të prekur me koronavirus.
Ai theksoi se nga këto raste 10 janë shëruar. ” Gjendja nuk është e mirë, por e kemi nën kontroll. Kemi 66 raste të prekur me koronavirus. Janë 10 fshatra që janë prekur në komunën tonë. Fatmirësisht 10 janë shëruar. Dje i kemi testuar 19 raste, vetëm dy kanë dalë pozitiv, të tjerët kanë dal negativ”.

