Shkolla e mesme e Sarajit, mësim dhe testime “online”
Shkolla e mesme në Saraj të Shkupit është një nga institucionet arsimore ku me sukses po realizohet mësimi on-line pas ndërprerjes së mësimit të rregullt për shkak të paraqitjes së virusit korona. Drejtuesit e shkollës, përmes platformave të ndryshme po ligjërojnë njësitë mësimore edhe për nxënësit e viteve të katërta të cilët për shkak të gjendjes së krijuar kanë anuluar edhe manifestimi e maturës. Nxënësit gjithashtu po përgatisin detyrat projektuese për maturën shtetërore që pritet ta mbrojnë onlinë para komisionit tre anëtarësh të shkollës.
Kam gjithësejt 40 tema mbrojtja e të cilave do të filloj nga e enjtja, do të fillojë me mbrojtjen e temave. Do të jetë pak e vështirë mirëpo mbrojtja e temave do të bëhet online, me anë të programit” Zoom” ku do të jemi të kyçur unë si kryetare dhe dy anëtaret e mia. Çdo nxënës në këtë program do të na e tregon temën me power point. Mua, si mentore tashmë mi kanë dërguar temat në word, i kemi përmirësuar dhe i kemi rregulluar. Do ta kenë sqarimin 15 deri në 20 minuta, ne do e bëjmë vlerësimin dhe notën që e kanë merituar do ua tregojmë ditëve në vazhdim”-tha Nezrane Rustemi, mësimdhënëse e Biologjisë.
Pavarësisht se mësimi po zhvillohet në distancë, mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës së mesme “Saraj” kanë një orar të caktuar të procesit mësimor. Ndërsa në lëndën e informatikës është realizuar edhe testimi online.
Nuk është vetëm informatika por kemi tre lëndë realisht, është informatika e vitit të parë, është teknologjia informative dhe kemi vitin e tretë gjuhë programore dhe këto në bazë të orarit ne i përcjellim ligjëratat online. Duke i parë përgjigjet nga testi online që ua kam përcjell nxënësve, sikurse që e bëjmë testin zakonisht edhe testi online ka përgjigje shumë adekuate në këtë drejtim edhe shumë më mirë e mirëpresin nxënësit pjesën e testimit online”-pohoi Burim Rexhepi, mësimdhënës i Informatikës
Dejtori, Bedri Gjureci tha e vlerësimi i nxënësve do të realizohet sipas udhëzimeve të Byrosë për zhvillimin e Arsmit.
Ky vit shkollor besoj që do të mbaroj me këto platforma dhe notimi do të bëhet nga tremujorëshët e mëparshëm, do të kalkulohen. Dhe, nota e fundit do të nxjerret me notimet e mëparshme, bashkë me mësimin online dhe do te jepet nota”-pohoi Bedri Gjureci, drejtor i SH.M.Q.SH “Saraj”.
Edhe pse zyrtarisht, tashmë 10 ditë ka filluar të zbatohet E-klasa, shkollat e mesme të vendit vazhdojnë të mbeten jashtë platformës nacionale të unifikuar për vijimin e procesit edukativ-arsimor “online”. Në faqen elektronike www.eduino.gov.mk akoma nuk figurojnë video-leksione për nxënësit e shkollave të mesme.
Melihate Rustemi

