Publikohet video, si u ekzekutua nga policia shqiptari në Amerikë, lëvizte i armatosur në rrugë (VIDEO)

576

Mediat amerikane publikojnë videon e ekzekutimit të një shqiptar në New Jersey.

Raportohet se policia amerikane qëlloi për vdekje një shqiptar në qytetin e Patersonit, në Nju Xhersi, pasi lëvizte në rrugë i armatosur dhe nuk iu bind urdhrit për t’u dorëzuar.

Ngjarja u filmua nga banorët e tjerë, ku tregohet për 2 minuta se si policia i bëri disa herë thirrje atij, por 42 vjeçari Luan Agolli vazhdonte që të përbënte rrezik në rrugë, raporton Daily Voice.

Në vendin e ngjarjes ka pasur shumë dëshmitarë, të cilët kanë bërë filmimet dhe në të dëgjohet një nga oficerët: “Po përpiqem t’i jap një mundësi.”

Në momentin kur Agolli i drejtoi armën një punonjësi të policisë, ai u qëllua nga oficerët e tjerë dhe humbi jetën nga plagët e marra,
Prokurori i Përgjithshëm i Nju Xhersi, Gurbir S. Grewal deklaroi se janë duke u zhvilluar hetimet lidhur me ngjarjen.

Ai deklaroi se pas hetimeve të para rezultoi se policët kanë shkuar në vendin e ngjarjes pasi morën një telefonatë në 911 ku u lajmëruan për një person të armatosur që lëvizte në kryqëzim.

Në momentin që ai ka refuzuar të dorëzohet për të disatën herë, është qëlluar nga oficerët.

Comments