Edhe 6 të shëruar nga koronavirusi, sot pritet të lirohen nga Infektiva
Gjatë ditës së sotme pritet të lirohen nga Klinika Infektive 6 pacientë si të shëruar nga koronavirusi.
Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme nga Klinika Infektive pritet të lirohen edhe gjashtë pacientë të shëruar nga koronavirusi, shkruan lajmi.net.
“Sot, nga klinika lirohen 6 pacientë të shëruar nga infeksioni me COVID-19”, thuhet në njoftim.
Pas lirimit të tyre, numri i të shëruarve në Kosovë do të shkojë në 207.
Theksojmë se aktualisht në Kosovë janë 780 persona të prekur me koronavirus, 201 të shëruar dhe 22 të vdekur. /Lajmi.net/