Arrihet marrëveshja me LDK-në, këta janë emrat e ministrave të AAK-së në qeverinë e re

511

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur para mediave pas takimit që ka pasur me të parin e LDK-së, Isa Mustafa.

Haradinaj ka treguar katër minsitritë që do të marrë partia e tij si dhe emrat e ministrave, shkruan lajmi.net.

“Tani është praktikë kur arrihet koalicioni që krijohet një lidhje në politikë të jashtme në rend e ligj, në ekonomi  dhe sektore të tjera. Zëvendëskryeministër do të jetë Besnik Tahiri, MPJ-në do ta drejtojë Meliza Haradinaj, Ministrinë e Drejtësisë, Selim Selimi, Blerim Kuçi do ta drejtojë ministrinë e Zhvillimit Ekonomik teksa Ramë Likaj ministrinë e Arsimit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tha se të gjitha detajet e marrëveshjes janë përfunduar dhe se janë gati për seancë e cila mund të mbahet nesër ose në një ditë tjetër.

“Ne kemi marrë përgjegjësi ashtu si u deklaruam. Me sa jam në dijeni, janë përmbyllur të gjitha aspketet e koalicionit qeverisës.  Çdo gjë është e gatshme për seancë nesër ose një ditë tjetër”, ka thënë ai. /Lajmi.net/

Comments