LSDM: Nëse nuk ka konsensus për datën, zgjedhjet mbahen 22 ditë pas gjendjes së jashtëzakonshme

274
fresco

Nënkryetari i LSDM-së, Kostra Petrov ka njoftuar se konsultime për datën e zgjedhjeve janë duke u zhvilluar, por nëse nuk arrihet konsensus, zgjedhjet do të mbahen 22 ditë pasi të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme.

“Konsultimet janë në rrjedhë. Sa i takon zgjedhjeve, qëndrimi ynë është i ditur ne jemi që të arrijmë një zgjidhje të përbashkët, të gjejmë konsensus, nëse nuk arrijmë në konsensus, atëherë ligji thotë se 22 ditë pasi të përfundon gjendja e jashtëzakonshme vijojnë zgjedhjet”, tha Petrov.

Comments