24 raste nga një komunë – Këto janë qytetet që sot shënuan të infektuar me koronavirus

690
fresco

Edhe 36 raste me koronavirus janë konfirmuar sonte në Kosovë.

Siç ka bërë të ditur IKSHP, të gjithë rastet e konfirmuara sonte janë raste kontakti, shkruan lajmi.net.

Rastet pozitive vijnë nga: komuna e Vushtrrisë 24 raste (sipas vendbanimit: 15 Nedakoc, 6 Vushtrri, 2 Novolan dhe 1 Reznik), komuna e Mitrovicës 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Mitrovicë) dhe Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 Miradi e Poshtme).

Po ashtu, gjatë ditës së sotme janë shëruar edhe tetë pacientë të tjerë. /Lajmi.net/

Comments