Zemaj pas vizitës në Klinikën Infektive: Gjendja e pacientëve nuk është stabile

509
fresco

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur për vizitën që ka pasur në Klinikën Infektive ku është takuar me stafin drejtues të saj.

Me anë të një postimi në Facebook, Zemaj ka bërë të ditur se nga ana e stafit të Qendrës Infektive është njoftuar se gjendja e pacientëve me koronavirus nuk është stabile, shkruan lajmi.net.

“Në ditët në vijim do të shpërndajmë manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit COVID-19, ku do t`i gjeni edhe udhëzimet e përkohshme për aplikimin e masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, në institucionet publike gjithashtu edhe në ato private”, ka shkruar ai.

“Ju bëjmë lutje të gjithë qytetarëve që ti shmangen kontakteve me njëri-tjetrin, ta ruajnë distancën dhe të mirëmbahet higjiena personale”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sot, ne gjithë së bashku duhet të kemi më shumë kujdes sepse duke u kujdesur për vete, ne kujdesemi për njëri-tjetrin.
Në vizitën e bërë në Qendrën Infektive bashkë me Prof. Naser Ramadanin, ku stafi drejtues i Qendrës Infektive na njoftoj nga afër me gjendjen e pacientëve e cila nuk është stabile.
Për stafin mjekësor bashkëndjejmë lodhjen e tyre si dhe i inkurajojmë që punën profesionale ta vazhdojnë deri në fundin e pandemisë.

Në ditët në vijim do të shpërndajmë manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit COVID-19, ku do t`i gjeni edhe udhëzimet e përkohshme për aplikimin e masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, në institucionet publike gjithashtu edhe në ato private.

Shpresojmë që me këtë manual qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe institucionet publike dhe atyre private, ja bënë të qartë, rregullat e përgjithshme dhe u’a sqaron të gjitha rregullat në lidhje me lirinë e lëvizjes dhe repektimit të tyre me qëllim të parandalimit dhe përhapjës së pandemisë COVID-19.

Ju bëjmë lutje të gjithë qytetarëve që ti shmangen kontakteve me njëri-tjetrin, ta ruajnë distancën dhe të mirëmbahet higjiena personale.

Bashkë do ja dalim. /Lajmi.net/

Comments