Komunat prej nga vijnë 53 rastet e reja me koronavirus

676
fresco

Kosova po vazhdon të ketë numër të madh të rasteve të reja me koronavirus.

Siç ka bërë të ditur IKSHPK, vetëm sonte janë konfirmuar 53 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, shkruan lajmi.net.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 18 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Stanovc i epërm, 4 raste Vushtrri, 1 rast Gllavotin, 1 rast Maxhunaj dhe 1 rast Dumnicë e poshtme), komuna e Prishtinës 18 raste (sipas vendbanimit: 18 raste Prishtinë), komuna e Istogut 11 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Shushicë), komuna e Rahovecit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Fushë Kosovë, Skifteraj-Viti dhe Pejë.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme janë shëruar edhe shtatë pacientë të tjerë. /Lajmi.net/

Comments