45 raste të reja me COVID-19, ja nga cilat vendbanime në Tetovë
45 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar në Tetovë dhe Komunat përreth. Numri I përgjithshëm ka arritur në 381 prej të cilëve 209 raste active, kurse nga fillimi I pandemisë në këtë rajon janë shënuar 26 viktima.
Ditëve të fundit, pjesa më e madhe e të diagnostifikuarve të rinj janë asimptomatikë ose raste me pasqyrë më të lehtë klinike, kurse në rritje ishte numri I pacientëve të rinj. Epidemiologët kishin tërhequr vërrejtjen se cdo klaster I ri sjell me vete edhe raste të reja dhe se është shumë e rëndësishme që të mos fshehen kontaktet dhe simptomat e personave të prekur. Andaj, nuk është për t`u habitur apeli I Mjekut tetovar Naim Skenderit I cili përmes Facebookut ka bërë thirrje që Maqedonia e Veriut të mos shndërrohet në Vuhanin ballkanik kurse Tetova në Milano.
“Po e RIPËRSËRIS: “kemi dy zgjidhje: të dëgjojmë këshillat e MJEKËVE dhe të mësohemi të bashkëjetojmë me këtë virus, duke respektuar masat parandaluese OSE ta nënçmojmë atë duke dëgjuar THASHETHEMET dhe të shkaktojmë përhapjen e sëmundjes, e me këtë të rrezikojmë veten, familjen dhe shoqërine përreth nesh!” Është ZGJEDHJA JUAJ! – ka shkruar Skenderi në Facebook.
Është rritur edhe numri I të infektuarëve edhe në Rajonin e Gostivarit. Sot janë regjistruar 6 raste të reja në Komunën e Gostivarit dhe 3 në Komunën e Vrapçishtit. Numri I përgjithshëm në këtë rajon ka arritur në 40. Shërbimet presin rezultatet edhe të 20 strishove që janë marrë dy ditët e fundit.
Nga rajoni i Tetovës të infektuar janë:
21 nga Tetova
2 nga Miletina e Bërvenicës
2 nga Pallcishti i Bogovinës
1 nga Zhelina
2 nga Dobroshti i Tearcës
2 nga Rogaceva e Jegunovcës
1 nga Leshka e Tearcës
1 Falisht Tetovë
1 nga Bogovina
1 nga Jazhinca
2 Drenovec – Tetovë
1 nga Recica e Tetovës
1 nga Tudenca e Jegunovces
1 nga Bërvenica
3 nga Cellopeku i Bërvenicës
1 nga Saraqina e Tetovës
2 skajnë adresë të saktë

