OBSH: Pandemia në botë po përhapet me shpejtësi

418

Pandemia e COVID-19 vazhdon të përshpejtohet në botë me miliona raste të njoftuara në vetëm tetë ditë, theksoi sot drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Ne e dimë që pandemia është shumë më tepër sesa një krizë shëndetësore, është një krizë ekonomike, sociale dhe në shumë vende politike. Efektet e saj do të ndjehen për disa dekada”, shtoi ai në një konferencë virtuale të organizuar nga emirati i Dubait.

Paralajmërimi i shefit të OBSH vjen pasi shumë vende kanë hyrë në fazën e lehtësimit të masave kufizuese për të ringjallur ekonomitë e tyre.

Javën e kaluar, kreu i OBSH e cilësoi këtë fazë të re të “rrezikshme” duke theksuar se pavarësisht nevojës për të dalë nga kufizimi, virusi vazhdon të përhapet me shpejtësi dhe mbetet fatal.

“Bota ka hyrë në një fazë të re dhe të rrezikshme. Shumë njerëz janë lodhur nga qëndrimi në shtëpi. Vendet janë të prirura të rihapin shoqëritë dhe ekonomitë e tyre”, deklaroi javën e kaluar kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Por, virusi vazhdon të përhapet me shpejtësi, ai mbetet fatal dhe shumica e personave mbeten të ekspozuar”, shtoi ai duke theksuar se OBSH kishte regjistruar më shumë se 150 000 raste të reja në një ditë, një rekord që prej fillimit të epidemisë.

“Ne nuk e dimë se kur do të pandemia e ardhshme do të ndodhë, por dimë se do të ketë një ndikim të tmerrshëm në jetën dhe ekonominë botërore”, theksoi Tedros.

Comments