Përplasje e ashpër: Gashi-Osmanit ‘A je normal?’

753
fresco

Debat i ashpër është duke vazhduar në Kuvendin e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka kërkuar që të largohet nga salla e kuvendit deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi.

Mirëpo kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur Arben Gashi, se do të kujdeset personalisht që përmes komisionit përkatës do të kërkojë që të shqyrtojë nëse fjala “koti”, është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, raporton lajmi.net.
Madje Osmani ia bërë të ditur Gashit se do të kërkojë sqarim se a është ofendim dhe në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit mënyra se si i është drejtuar ai asaj me fjalët “a je normal”, para 20 deputetëve të tjerë.

“Unë do të kërkoj nga komisioni përkatës që të sqarojë se a është shkelje apo jo. Por këtu para 20 dëshmitarëve që mu drejtuat ju, do të kërkojë sqarim që britma juaj ndaj meje “a je normal”, do të vërtetohet se a është në kundërshtim me rregulloren a jo. Unë personalisht do të përkujdesem për këtë që nëse fjala koti është jashtë shkelje parlamentare dhe fyerje dhe do të kërkoj që asnjë deputetë të mos e përdor këtë fjalë”, ka deklaruar Osmani. /Lajmi.net/

Comments