Edi Rama do të takohet edhe me Albin Kurtin

517

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron në Kosovë për një vizitë dyditore.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të qëndrojë për një vizitë dyditore në Kosovë, ku përveç krerëve të tjerë, ai pritet të takohet edhe me ish-kryeministrin, Albin Kurti.

Takimin mes Kurtit dhe Ramës e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu.

Kryeziu ka thënë se takimi do të mbahet në ora 17:00 në selinë e Vetëvendosjes.

“Po, do të takohen. Takimi do të mbahet në ora 17:00, në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje”, konfirmoi Kryeziu për lajmi.net.

Përveç Kurtit, në një agjendë jozyrtare të publikuar nga mediet, Rama pritet të takohet me krerët më të lartë të institucioneve në Kosovë. /Lajmi.net/

Comments