Në Gjermani: Kumanovari Kujtim Rrahmani bëhet doktor i shkencave natyrore
I riu nga Çerkezi i Kumanovës, Kujtim Rrahmani, në Munich të Gjermanisë, e ka mbrojtur temën e doktoraturës . Tema e doktoratures kishte të bëjë me Intelegjencë Artificale dhe kompjuter vision.
Ai tani edhe zyrtarisht është doktor i shkencave natyrore. Kujtimi është 31 vjeç.
Ja postimi i tij në Facebook:
“Sot me date 29.06.2020 mbrojta temen e doktoratures prane universitet te forcave te armatosura te Republikes se Gjermanise. Per shkak te pandemise mbrojtja e temes eshte bere online. Nga sot oficialishte jam doktor i shkencave natyrore. Tema e doktoratures ka te beje me Intelegjence Artificale dhe Computer Vision. Rrugetimi im deri ketu eshte fale prinderve Hysen Rahmani dhe Fexhrije Rahmani”, ka shkruar dr. Kujtim Rrahmani nga Çerkezi i Kumanovës.
Kujtimi, fakultetin e shkencave natyrore e ka kryer në Universitetin “Kiril dhe Metodi” në Shkup, kurse magjistraturën në “Technical University of Munchen” që nga viti 2012. /news-tv.mk/


