Ky është numri i kosovarëve që kalojnë pikën kufitare në Morinë
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në pikën kufitare të Morinit ka patur fluks automjetesh që i drejtohen bregdetit shqiptar.
Udhëtarët shprehen se nuk kanë frikë nga virusi. Numri i shtetasve kosovarë që janë futur në këtë pikë është 6000.Policia Kufitare po punon me të gjitha kapacitetet dhe me procedura të përshpejtuara që udhëtarët mos të presin shumë në kufi.
