Shorti, Shkëndija kundër Sumgayit, Shkupi përballë Nefçit, Renova me Aleshkert

393

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për turin e parë eliminator të Liga Evropës, kompeticion në të cilin Maqedonia e Veriut përfaqësohet nga Shkëndija e Tetovës, Shkupi dhe Renova, njofton Shenja. Kështu shorti ka vënë kuqezinjtë e Ernest Gokës përballë ekipit të Azerbajxhanit Sumgayit, ndërsa Shkupit shorti i rezervoi përballjen me Nefçi Bakun. Ndërkohë Renova në turin e parë eliminator do të luajë kundër ekipit ermen Aleshkert. Raundet eliminatore të Liga Evropës do të startojnë më 27 gusht dhe do të luhen me ndeshje teke, për shkak të kohës së kufizuar prej pandemisë Covid-19. /SHENJA/

Comments