Qeveria: Ministrat nuk mund të nxjerrin dekrete, do të kërkohet llogari nga Agim Nuhiu

292
fresco

“Uniformat dhe shenjat e policisë dhe përcaktohen me një dekret të lëshuar nga Qeveria. Ministrat nuk kanë autoritetin për të nxjerrë dekrete, dhe qeveria do të kërkojë informacione nga Ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu, për postin e tij në FB”, thonë nga qeveria për TV24, përcjell in7.

Ky reagim erdhi pasi Ministri i Brendshëm Agim Nuhiu përmes rrjetit social Facebook njoftoi se aktet normative për emblemat e uniformave të policisë dhe në gjuhën shqipe ishin nënshkruar.

“I kemi nënshkruar aktet normative për emblemat e uniformave të policisë edhe në gjuhën shqipe. Të policisë së trafikut, policisë kufitare, njësitit të helikopterit për detyrat e policisë, njësitit për detyra speciale”, ka shkruar Nuhiu.

Comments