Kuvendi e anulon mbledhjen konstituive, Talat Xhaferi u bë gjysh!

474
fresco

Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit njoftojnë se kryesuesi i seancës konsituive, për arsye objektive familjare, nuk do ta caktojë vazhdimin e seancës, ndërsa kur do të ketë informacione të reja për seancën do të ketë edhe njoftim.

Ish kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi mbrëmë njoftoi në profilin e tij në facebook se vajza e tij ka lindur një djalë.

“Jemi të bekuar dhe shumë të lumtur pas lajmit se vajza Besiana e solli në botë nipin tonë, Frashërin! Të dy janë mirë, ne na mbetet të gëzohemi për momentet e bukura”, ka shkruar Xhaferi. /tetova1/

Comments