‘Çmenduri kosovare’: Shoferi arrin shpejtësinë 314 km/h me Ferrarin e tij në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ [Video]

Një shofer kosovar me veturën e tij Ferrari, ka arritur shpejtësinë deri në 314 kilometra në orë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’
Në Facebook janë publikuar disa video të një veture Ferrari, e cila ka dhënë show në autostradë si dhe në rrugën e garave që gjendet afër pistës së Aeroportit ‘Adem Jashari’.
Shoferi me Ferrari arrin shpejtësinë deri në 314 kilometra në orë, në pjesën ku shpejtësia e lejuar është deri në 130 kilometra në orë.
Pamjet janë publikuar nga vet ai, në një grup në Facebook.
Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyqind (200) deri në gjashtëqind (600) euro, shoferi i cili jashtë zonës urbane lëviz me mjet mbi pesëdhjetë (50) km/h mbi shpejtësinë e lejuar, të
përcaktuar me rregulla të përgjithshme ose me shenjë të trafikut. Përveç gjobës, atij i shqiptohet masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej tre (3) muajsh, si dhe i shqiptohen tri (3) pikë negative. /Metro