Iu shqiptua një tiketë për kundërvajtje, refuzon arrestimin, e bën për spital policin

440
fresco

Dje në Prishtinë policia ka arrestuar një të dyshuar, pasi ka kanosur zyrtarët policorë, e njërin prej tyre e ka bërë për spital.

Rasti ka ardhur pasi të dyshuarit i është shqiptuar një tiketë për kundërvajtje.

Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërsa, zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë 25.08.2020-01:58. Është raportuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka pranuar një tiketë për kundërvajtje ka kanosur zyrtarët policorë. I njëjti gjatë arrestimit duke rezistuar i ka shkaktuar lëndime trupore njërit nga zyrtarët policor, i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Comments