Pejanit i shkojnë tre persona në shtëpi, i thonë se djali që i ka vdekur ua kishte 30 mijë euro borgj

547
fresco

Një rast i “detyrimit” është raportuar të ketë ndodhur para dy ditësh në Pejë.

Viktima në polici ka raportuar se tre të dyshuar kanë shkuar në shtëpinë e tij, dhe i njëjti ata i ka pranuar brenda, shkruan lajmi.net.

Të dyshuarit i kanë kërkuar 30.000 (tridhjetë mijë) €uro me interes 4% pasi që sipas tyre djali (tani i ndjerë) i ankuesit i kishte marrë nga të dyshuarit dhe se nëse ankuesi nuk i siguron parat brenda një jave atëherë ata parat do ti marrin nga djali i vogël i ankuesit.

Detaje të tjera rreth rastit nuk janë dhënë. /Lajmi.net/

Comments