Bastisje në Hasanbeg, gjendet një armë zjarri dhe heroinë, arrestohet një person

446

Në fshatin Hasanbeg të Shkupit në mëngjes rreth orës 06:00 nga ana e Njësisë për tregti ilegale me drogë pranë SPB-së Shkup është kryer bastisje në shtëpinë e S.A.(32) dhe në disa lokacione tjera me ç’rast është gjetur armë zjarri “Zastava” me 9 plumba, heroinë dhe një peshore digjitale.

Nga MPB informojnë se është arrestuar S.A. ndërsa pas dokumentimit të rastit, do të ngritet padi përkatëse.

Comments