Gjermania do ta shpallë Vjenën si rajon me korona-rrezik
Për shkak të numrit të rritur ditor të të sapoinfektuarve, Gjermania ka për qëllim ta shpallë Vjenën për rajon me korona-rrezik, pohojnë mediat austriake.
“Prej 5 shtatorit në Vjenë ka më shumë se 50 infektime të reja në 100.000 banorë, për shkak të së cilës jemi të detyruar të veprojmë”, deklaroi përfaqësuesi i autoriteteve gjermane.
Për shkak të gjendjes epidemiologjike aktuale, Austria, para se gjithash disa rajone, rrezikon të shpallet një rajon me rrezik.
Zvicra tashmë dha paralajmërim për udhëtim në Vjenë dhe planifikon ta zgjerojë edhe për krahinën Tirol.
Italia, gjithashtu, me ndikim të madh e ndjek situatën në Austri dhe së shpejti mund të vendosë PCR test të obligueshëm për udhëtarët e Austrisë, siç e bënë atë tashmë Qipro, Britania e Madhe, Norvegjia dhe Belgjika.