Marash Kumbulla arrin në Romë, gati për të firmosur kontratën
Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla është gati që të bëhet futbollist i Romës.
Pas marrëveshjes së arritur nga të dyja palët, mbrojtësi shqiptar tashmë gjendet në aeroportin e Fiumicinos, shkruan IndeksOnline
Kumbulla, pritet që pas pak t’i kryen testet mjekësore dhe të firmos për çmimin 1.5 milionë euro pagë e tij personal si dhe kontratën që e mbanë atë për 5 vite te Roma.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Di Marzio, përmes një postimi në profilin e tij në “Twitter”.