Qyteti i Shkupit fillon me pagesë të detyrueshme për tatimin e pronës për 2019

283
fresco

“Në vitin vijues në muajin mars, Qyteti i Shkupit ka dërguar paralajmërim për pagesën e tatimit të pronës dhe taksës komunale për firmarinë deri tek të gjithë personat fizikë dhe juridikë të cilët kryejnë veprim në territorin e Qytetit të Shkupit. Për arsye që afati në të cilin është dashur të kryhet pagesa pas paralajmërimit të dorëzuar ka skaduar, Qyteti i Shkupit ka përgatitur vendime për pagesën e detyrueshme të cilat do të dorëzohen deri tek tatimpaguesit”, kumtojnë nga pres-shërbimi i Qytetit të Shkupit.

 

 

Informojnë se të gjithë tatimpaguesit të cilët sipas bazave të lartpërmendura kanë borxhe të papaguara duhet t’i shlyejnë obligimet e tyre.

Prej atje përmendin se nëse pas vendimit të tillë nuk veprohet, përgatitet vendim për bllokadë të llogarive bankare të tatimpaguesve.

Comments