“Bashkë pa kufi”, kjo është tryeza ku do mbahet takimi i qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë

353

Pas pak pritet të fillojë mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

E për mbajtjen e kësaj mbledhjeje tashmë është përgatitur edhe vendi dhe tryeza, shkruan lajmi.net.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulen Balaj-Halimi ka publikuar fotografi nga tryeza ku pritet të mbahet takimi.

Tryeza është e dekoruar me motive shtetërore të Kosovës e Shqipërisë, si dhe me shkrimin “bashkë pa kufi”.

Comments