Deputeti i PDK-së: Mbesim në opozitë deri në zgjedhjet e reja

281

Sekretar organizativ i PDK-së, Bajrush Xhemajli, tha se PDK-ja mbetet opozitë deri në zgjedhjet e reja.

“Nuk ka heshtje në PDK, unë nuk mund të pajtohem me këtë çështje. Ne jemi deklaruar më 6 tetor opozitë dhe do të qëndrojmë deri në zgjedhje të reja, megjithëse se jemi pajtuar për disa amendamente”, tha ai.

Sipas tij, Vetëvendosja nuk është fer dhe serioze për mocionin që e kanë paraqitur ndaj qeverisë Hoti. “Nëse ata i sjellin në Kuvend ne do të votojmë atë, po ata nuk janë fer. Ata nuk i kanë votat për ta sjellë në Kuvendin e Kosovës”, tha ai në RTK.

Për heqjen e vijave të kuqe ndaj PDK-së, nga Isa Mustafa, Xhemajli, tha se LDK-ja ka nevojë për ligjet për vota.

Comments