Aksident i rëndë mes veturës dhe traktorit në Kaçanik, vdes një person

460
fresco

Një aksident i rëndë trafiku mes një veture dhe një traktori ka ndodhur para tri ditësh në Kaçanik.

Si rrjedhojë e lëndimeve të rënda të marra, ngasësi i veturës ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme, shkruan lajmi.net.

Rasti është raportuar po ashtu gjatë ditës së djeshme në Polici.

Me t’u lajmëruar rasti, është njoftuar prokurori për hetimet e mëtutjeshme. /Lajmi.net/

Comments