Deputeti i VV’së ia lë fajin Haki Rugovës për shkarkimin e Rashit Qalajt
Rashit Qalaj sot është shkarkuar nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
E fajin për lirimin e Qalajt nga kjo pozitë, sipas deputetit nga radhët e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovcit, e ka i pari i Istogut, Haki Rugova.
“Haki Rugova e shkarkoj drejtorin e policisë”, ka shkruar Bajqinovci.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar vetë Qalaj.
“Posa e mora njoftimin”, ka thënë Qalaj.
Gazeta Express mëson se arsyeja e shkarkimit është “përformanca e dobët”, por zyrtarisht akoma nuk është bërë e ditur se pse u shkarkua. /Express

