Chelsea dhe PSG shënojnë fitoret e para në Ligën e Kampionëve këtë sezon
Chelsea dhe PSG kanë regjistruar fitoret e para këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
‘Blutë’ e Londrës në udhëtim në Rusi, kanë mposhtur 0-4 Krasnodar, në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve.
Callum Hudson-Odoi, Timo Werner, Hakim Ziyech dhe Christian Pulisic, shënuan për fitorene Chelseas.
Në ndeshjen e zhvilluar në orar të njëjtë, PSG ka mposhtur kampionët e Turqisë, Istanbul Basaksehir, me rezultat 0-2.
Të dy golat për PSG i shënoi Moise Kean./Lajmi.net/

