Hasani në 26-vjetorin e themelimit të UÇK-së: U bë faktori vendimtar në arritjen e çlirimit nga okupimi shekullor i Serbisë
26 vjet më parë ishte formuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka përkujtuar themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kishte ndodhur më 17 nëntor të vitit 1994, shkruan lajmi.net.
Në 26-vjetorin e themelimit të saj, Hasani, ka thënë se UÇK-ja u bë faktori vendimtar në arritjen e çlirimit të Kosovës nga okupimi shekullor i Serbisë.
Postimi i plotë i Hasanit, pa ndërhyrje:
Sot është datëlindja e UÇK-së
Si sot më 17 nëtor 1994 u themelua Ushtria Çlirimtare të Kosovës,
Atëbotë për herë të parë jehoi emri i saj në Kosovë e në botë, më vonë UÇK-ja u bë faktori vendimtar në arritjen e Çlirimit të Kosovës nga okupimi shekullor i Serbisë.
Lavdi dëshmorëve të kombit të rënë për liri !
Lavdi UÇK-së !. /Lajmi.net/