COVID mbyll zyrat/ Ambasada gjermane në Tiranë pezullon shërbimin për vizat
Për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus, ambasada gjermane në Tiranë ka mbyllur zyrën e vizave dhe pasaportave.
Në njoftim theksohet se personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një date të re aplikimi.
Në rastet urgjente konsullore, qytetarët mund të kontaktojnë përmes numrit të shërbimit të gatshëm.
“Prejt ditës së sotme, 18.11.2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi. Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj. Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm. Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë”, njofton ambasada.