Muriqi kritikohet nga tifozët, shkaku i bisedës në gjuhën serbe me Milinkovic-Savic
Vedat Muriqi është bërë cak i ofendimeve dhe fyerjeve nga tifozët, pasi u zbulua një koment i prizrenasit që i kishte dërguar bashkëlojtarit të tij, Sergej Milinkovic-Savic.
Vedat Muriqi është bërë cak i fyerjeve nga tifozët, të cilët e akuzuan dhe shanë atë.
Arsyeja është sepse Muriqi, kishte komunikuar me bashkëlojtarin e tij tek Lazio, Sergej Milinkovic-Savic, në gjuhën serbe.
Kjo bëri që tifozët të reagonin në mënyra nga më të ndryshmet, duke e quajtur tradhtar dhe ofendime të tjera.
Muriqi ende nuk ka reaguar ndaj komenteve.
Më poshtë mund të shihni disa nga komentet e drejtuara nga ai./Lajmi.net/