VV: Deri më tani nuk kemi ndonjë informacion zyrtarë se Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta dërgojë vendin në zgjedhje
Këshilltari ligjor në Lëvizjen Vetëvendosje, Blerim Sallahu thotë se nuk kanë ndonjë informacion zyrtarë nëse Gjykata kushtetuese ka marrë ndonjë vendim.
“Deri më tani nuk kemi ndonjë informacion zyrtarë për këtë çështje, por presim që Kushtetuesja të vendos në favor të kërkesës sonë sa i përket votës së deputetit Arifi”, tha ai në “Debat Plus”
“Duhet të shkojmë në zgjedhje. Nuk presim që procesi të kthehet në zero”.
Sallahi thotë se Albin Kurti ka dështuar dy herë të marrë mandatin dhe sipas tij nuk ka më vend për prova të tjera.
“Presim nga Ushtruesja e Detyrës së Presidentit që të shpallë datën e zgjedhje”, tha ndër të tjera Sallahu./