“Sapo e firmosa”/ Rama: 250 mijë euro ndihmë për Kroacinë pas tërmetit

384
fresco

Kryeministri Edi Rama njofton se Shqipëria do të ndihmojë Kroacinë pas tërmetit të djeshëm me 250 mijë euro.Rama thotë se sapo e ka firmosur këtë vendim, ndërsa ka publikuar dhe një foto:

Sapo nënshkrova dekretin e Qeverisë së Shqipërisë për të dhuruar 250 mijë EURO Kroacisë për të ndihmuar rilindjen e Petrinja pas tërmetit shkatërrues! # Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së

Kujtojmë se të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në tërmetin me magnitudë 6.4 që goditi Kroacinë qendrore të martën. Ekipet e shpëtimit kaluan gjithë natën në rrënojat e ndërtesave të dëmtuara në kërkim të të mbijetuarve.

midle

Një 12 vjeçare humbi jetën në Petrinja, pesë të tjerë në qytetin e afërt Glina dhe një viktimë e shtatë u gjet nën rrënojat e një kishe në Zazina. Rreth 20 persona janë të plagosur ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.

Kryebashkiaku i Petrinjës tha se thuajse gjysma e qytetit ishte shkatërruar dhe njerëz janë nxjerrë nga rrënojat. Shumë prej banorëve kanë qenë të frikësuar të ktheheshin në shtëpitë e tyre gjatë natës si pasojë e dridhjeve të tokës që kanë pasuar dhe kanë fjetur në makinat e tyre apo kanë qendruar tek të afërm në zona të tjera. Rreth 200 vetë u strehuan në garnizonet ushtarake.

Mëngjesin e të mërkurës në fakt, Kroacia u godit edhe nga të paktën tre tërmete të tjera me epiqendër po në zonën e Petrinjës. Më i forti ishte i mangnitudës 4.8. Tërmetet, sipas shërbimit sizmiologjik kroat u regjistruan në një thellësi prej dhjetë kilometrash.

Top Channel

Comments