Vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë.

488
fresco

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë.

“Informata e para qëndrojnë se një vrasje e katërfisht ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Gjilanit. Njesitet policore janë duke u marrë me rastin. Hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në konfirmimin e policisë.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani nuk ka dhënë shumë detaje.

“Po, mund ta konfirmoj që para pak minutash ka ndodhur një vrasje. Detajet tjera i japim më vonë sepse ende nuk e dimë cilat janë motivet dhe kush janë të involvuarit”, ka thënë Hashani. Ai ka treguar se është rrugës për në vendin e ngjarjes.

Reporteri.net do të ju mabjë të informuar për këtë ngjarje.

Comments