Krasniqi: PDK-ja po hyn në zgjedhje që të fitojë
Memli Krasniqi nga PDK-ja, ka bërë të ditur se kjo parti në këto zgjedhje po hyn për fitore.
Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se, kjo parti po rritet dhe fuqizohet.
“Kemi një rikthim dhe fuqizim të strukturës organike dhe bazës tonë”, thotë Krasniqi.
Ai tha në T7, se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit ata do të jenë fitues.
“Në këto zgjedhje ne do të jemi jo vetëm pretendent për të fituar besimin e qytetarëve dhe për të udhëhequr qeverinë, por hyjmë me një besim që deri më 14 shkurt ne do të arrijmë që të marrim këtë besim të qytetarëve’, shtoi ai.