Grenell: E rrezikshme – Kurti mendon se Izraeli është ngritur mbi krimin e mbështetur nga SHBA-të dhe Anglia

450
fresco

Ish-emisari i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell po vazhdon të kritikojë ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e kësaj partie, Albin Kurti.
Ai në një postim të fundit të tij në Twitter ku i referohet një komunikate të Lëvizjes Vetëvendosje (tashmë të fshirë), ku VV thotë se Izraeli është ndëruar mbi krimin e mbështetur nga SHBA-të dhe Anglia, Grenell thotë se është gjuhë e rrezikshme, shkruan lajmi.net.“Albin Kurti dhe partia e tij besojnë se Izraeli u ndërtua duke bërë krime. Dhe thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar dhe Mbështetjes së Krimeve.”, tha Grenell.“Kjo është gjuhë e rrezikshme për një aleat të SHBA-ve.”, tha më tutje ai duke e lidhur në postimin e tij edhe Këshilltarin e Lartë të Biden për Siguri Kombëtare Jake Sulliavn.

Comments