Italia ka regjistruar 99.785 të vdekur nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë në shkurt të vitit të kaluar, duke shënuar kështu shifrën e dytë më të lartë në Evropë pas Britanisë së Madhe dhe të shtatën në botë. Italia ka regjistruar 3.07 milionë raste të infektimit deri tash.
Pacientët me COVID-19 të hospitalizuar dhe atyre në kujdesin intensiv kapin shifrën prej 21.144 të regjistruar të dielën, më shumë se një ditë më herët kur kanë qenë të hospitalizuar 20.701.
