MSH: 872 RASTE TË REJA, 22 VIKTIMA, 412 TË SHËRUAR

536
fresco

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.394 testime, kurse janë regjistruar 872 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 459, Prilep – 51, Kavadar – 35, Kumanovë, Manastir dhe Ohër nga 33, Tetovë – 31, Gostivar – 28, Shtip – 24, Negotinë dhe Berovë nga 15, Veles – 14, Kriva Pallankë – 13, Strumicë dhe Strugë nga 11, Krushevë – 9, Demir Hisar – 8, Gjevgjeli – 7, Koçanë, Radovish dhe Probishtip nga 6, Kërçovë, Resnjë dhe Bogdancë nga 5, Sveti Nikollë – 3, Vinicë, Vallandovë, Kratovë, Demir Kapi, Makedonski Brod dhe Dojran nga 1 rast.

Janë regjistruar 412 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 22 persona. 9 pacientë nga Shkupi (66vj,69vj,78vj,87vj,75vj,80vj,75vj,70vj,73vj), 4 pacientë nga Prilepi (67vj,86vj,89vj,45vj), 2 pacientë nga Gjevgjelia (73vj,73vj) dhe nga 1 pacient nga Tetova (72vj), Velesi (73vj), Ohri (79vj), Koçana (72vj), Kërçova (70vj), Dellçeva (75vj) dhe Strumica (70vj).

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 108.350, numri I të shëruarve është 95.822, kurse I viktimave 3.228. Për momentin shënohen 9.300 raste aktive.

Deri më tani, në nivel vendi janë bërë gjithsejt 548.210 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Comments