Çfarë do shënojë fundin e COVID-19? Eugena Tomini tregon skenaret e mundshme

461
fresco
Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka deklaruar ditën e sotme se trajtimi dhe vaksinimi janë ccelsi që do të përmbyllë transmetimin e COVID-19.
Ndërkohë, për masat anticovid ajo përsëriti të njëjtin qëndrim se ato varen në bazë të indikatorëve që janë pozitiviteti i rasteve, shtrimi në spital dhe viktimat.

Më konkretisht, ajo tha në A2 se:

Deri në këto momente komiteti i ekspertëve vlerëson situatën. Raste që kanë kërkuar hospitalizim janë 79 % e shtretërve të ezauruar, terapia intensive 34% e ezauruar, prandaj Komiteti i Ekspertëve po vlerëson situatën dhe nuk ka ndryshime sa i takon masave shtrënguese deri më tani. Pozitiviteti, shtrimet, terapia intensive dhe vdekjet janë 3 indikatorë që monitorohen në mënyrë sistematike, duke u krahasuar me dy javët pararendëse.

Comments