El Clasico midis Los Blancos dhe Blaugranave është e vlefshme për javën e 30-të dhe do të zhvillohet të shtunën më 10 prill, në ora 21:00.

Kjo ndeshje midis dy ekipeve më të suksesshme të Spanjës do të zhvillohet në Estadio Alfredo Di Stefano, pasi Los Blancos fitoi në Camp Nou më herët gjatë këtij sezoni.

Në ndeshjen e parë, golat e Federico Valverde, Sergio Ramos dhe Luka Modric siguruan tre pikët e Real Madridit, duke zhvlerësuar golin e Ansu Fatit.

Klasikja e ardhshme mes dy rivalëve të urryer ka të ngjarë të ketë implikime në garën për titull, pasi ato aktualisht janë gjashtë dhe katër pikë prapa liderëve aktual të Atletico Madridit. /Telegrafi/