Micevski: LSDM e BDI bllokojnë ligjet nga pakoja e pestë e masave ekonomike

314
fresco

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së njoftoi se ishte refuzuar propozimi i tyre që të caktohet mbledhje e veçantë që të shqyrtohen ligjet për masat financiare në lidhje me pandeminë e koronës, ndërsa në mbledhje do të marrin pjesë që të kalojnë edhe ligjet nga pakoja e pestë e masave.

Koordinatori Nikolla Micevski në konferencë për media tha se kanë propozuar që në mbledhje të veçantë të ndahen dhe vendosen: Propozim-vendimi për ndryshim të Vendimit për miratim të vazhdimit të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të shtetit; Propozim-ligji për mbështetje financiare të personave fizikë të cilët kryejnë veprimtari të pavarur të goditur nga kriza shëndetësore dhe ekonomike, shkurt dhe mars 2021: Propozim-ligji për mbështetje financiare të punëdhënësve të goditur nga kriza e Kovid-19 për shkak të pagesës së pagave për shkurt dhe mars 2021 dhe Propozim ligji për ndryshime të Ligjit për tatimin e të ardhuave personale.

Siç tha, këtë e kanë propozuar pasi sot në koordinimin e rregullt ishte bërë e qartë se shumica parlamentare nuk do të ketë 61 deputet në mbledhjen e nesërme, ndërsa me qëllim që t’iu ndihmohet qytetarëve dhe ekonomisë sepse afatet për ligjet ka kohë që kanë kaluar.

“Ligjet nga kjo e ashtuquajtur pako e pestë e masave ekonomike nuk janë bllokuar nga VMRO-DPMNE-ja, ato janë bllokuar nga LSDM-ja dhe BDI-ja. Propozimi ynë ishte refuzuar shumë shpejtë. Sot u bë e ditur se kush bllokon në kuvend, sot u bë e qartë se kush nuk kujdeset për shëndetin e qytetarëve dhe se kush merret me politikë dhe keqpërdor krizën shëndetësore. Përderisa rastet e vdekjes nga koronavirusi po rriten dhe pushteti është përfundimisht i paaftë të sigurojë vaksina, LSDM-së, Zaevit dhe Filipçes e vetmja gjë që u intereson është se si të përfitojnë nga kjo krizë dhe luajnë me fatin e qytetarëve në vend se të punojnë për ta dhe për ekonominë, ata merren vetëm me atë që në çfarëdo lloj mënyre të shmangin përgjegjësinë dhe ta akuzojnë opozitën”, tha Micevski.

Sipas koordinatorit të VMRO-DPMNE-së, pushteti dhe deputetët e LSDM-së e shfrytëzojnë këtë pako të ligjeve sepse e dine se nuk kanë kuorum që është, tha detyrë e tyre.

“Dëshirojnë ta shfrytëzojnë opozitën që t’iu sigurojë kuorum dhe në mbledhjen e caktuar për nesër të fusin ligje të dëmshme për të cilat duhet të debatohet, sepse konsiderojmë se janë të dëmshme për qytetarët dhe shtetin”, tha Micevski.

Comments