Në Kërçovë mbi 30 fshatra në mëngjes mbetën pa energji elektrike

385
fresco

Dëbora e cila ka rënë  në 24 orëshin e fundit në Kërçovë shkaktoi ndërprerje të furnizimit me energji elektrike te disa fshatra dhe lagje të Komunës. Në mëngjes fshatrat e rajonit  Osllomej nuk kishin furnizim me energji elektrike, si dhe fshatrat në lumin Beliçka, të cilat mbetën pa energjensin e domosdoshëm.

Ekipi i EVN-së nga Kërçova prej në mëngjes  janë në terren dhe punojnë në sanimin e defekteve.

“Dëbora shkaktoi disa defekte  në rrjetin elektrik në rajon. Pa energji elektrike mbetën  fshatrat në rajonin Osllomej dhe në lumin Beliçka ose tridhjetë fshatra në mëngjes ishin në errësirë. Ekipet tona prej në mëngjes janë në terren dhe pritet  në rajonin verior deri në orën 16:00 tërësisht të rregullohet energjia elektrike deri te të gjitha fshatrat, ndërsa në rajonin jugor rrjeti elektrik do të rregullohet te shumica e fshatrave. Për sanimin e tërësishëm të defekteve do të duhet të punohet  edhe gjatë ditës së nesërme, ose të paktën  të tilla janë pritjet tona. Defektet që i shkaktoi dëbora  kontribuuan që në disa vende të ketë edhe ndërprerje të energjisë elektrike si në fshatin Belicë dhe për shkak të mënjanimit të këtyre defekteve më të rënda, sanimi shkon më ngadalë”, informuan nga EVN.

Comments